Terrori në Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

Nga Senad Nikshiqi
8 Shtator 2025, 12:05 | Kronikë

Terrori në Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur që ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të Shkodrës.

A2 CNN mëson se autori i dyshuar, Ragip Gila, i ka ndjekur viktimat deri brenda lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Më pas ai ka dalë jashtë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali ku ndodhi atentati, në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

Aty, Gila ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës. Me makinën e grabitur dhe skafandër në kokë brenda automjetit, ka tentuar që të largohet derisa ka bërë një aksident në zonën e Sarreqit.

Burime bëjnë me dije për A2 CNN se pas aksidentit policia i është vënë në ndjekje duke e arrestuar poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos