Arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, shpallen në kërkim edhe tre persona të tjerë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 12:29 | Kronikë

Arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, shpallen në

Ardian Kona, 52 vjeç, ish-drejtues i Kadastrës në Durrës, është arrestuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar "Roli".

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos