Të shtëna me armë zjarri në zonën e Liqenit Artificial

Nga Xhensila Kodra
16 Prill 2025, 20:36 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Liqenit Artificial

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial.

A2 CNN mëson se një telefonatë ka mbërritur në policinë e Tiranës duke sinjalizuar të shtëna me armë dhe menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet për ta verifikuar.

Paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit, ku një person dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri, por efektivët po kryejnë verifikime në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos