Në Policinë e Tiranës ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë te zona e liqenit.
Paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit, ku një person dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, shkruan A2.
Deri tani nuk ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve të A2, në një lokal pranë liqenit kanë qenë në tavolinë bashkë disa persona. Dy prej tyre janë zënë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë dalë jashtë, ku dhe është qëlluar me armë zjarri. (A2 Televizion)