Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në unazën e qytetit të Korçës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një grua duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte një grua tjetër.
51-vjeçarja që mbeti e lënduar nga aksidenti u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak-Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)