VIDEO| 3 italiane vjedhin bizhuteri e parfume në Ksamil, policia publikon pamjet

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 12:22 | Kronikë

VIDEO

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar një rast vjedhjeje të ndodhur në bulevardin e Ksamilit, ku u përfshinë tre shtetase italiane.

Nga veprimet hetimore, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M.D., ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtoret e saj, G.D., 18 vjeçe dhe G.C., 22 vjeçe, shkruan A2 CNN.

Hetimet tregojnë se më 21 gusht 2025, tre të rejat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur sende me vlerë, bizhuteri, parfume dhe suvenire, nga stendat në zonën e bulevardit të Ksamilit. Vlera e tyre arrin rreth 150 mijë lekë.

Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos