Asgjësohen 2114 bimë kanabisi në Pult dhe Shalë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 11:35 | Kronikë

Asgjësohen 2114 bimë kanabisi në Pult dhe Shalë

Policia e Shkodrës, ka asgjësuar mbi 2000 bimë kanabisi në zona të ndryshme të qarkut, shkruan A2 CNN.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult dhe Shalë, dhe asgjësuan 703 bimë kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1411 bimë kanabisi. 

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për kultivimin e këtyre bimëve ndërsa vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos