Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë mëngjes të sotëm në aksin e vjetër Fier - Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”, raporton A2 CNN.
Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qenë i markës Benz, ndërkohë që në automjet ka qenë shoferi dhe një pasagjere.
Pas marrjes së sinjalit kanë shkuar dy automjete zjarrfikës që shuan zjarrin, fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme shoferi e pasagjerja, raporton A2 CNN.
Policia në vendngjarje po zbardh rrethanat se si u shkaktua zjarri në automjet. (A2 Televizion)