Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga babain 74-vjeçar i cili pasditen e djeshme qëlloi me thikë djalin e tij, i cili për pasojë humbi jetën në spital. Ngjarja ndodhi Ngjarja ndodhi në një banesë tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, ku shtetasi Hekuran Gjoni rreth 74 vjeç, goditi me thikë r me djalin e tij Asim Gjoni 37 vjeç.
Në dëhsminë e shkurtër për grupin hetimor Hekuran Gjoni pohoi se kishte onfliket të shpeshta me të birin, i cili sipas tij e shante dhe e bullizonte. 74 vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit.
Viktima dhe autori dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur, teksa policia po vijon me hetimet.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi pasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj. (A2 Televizion)