"Viktima dhe autori punonjës të lokalit", detaje nga vrasja te Komuna e Parisit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 16:43 | Kronikë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme te Komuna e Parisit në kryeqytet. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton nga vendngjarja se dy punonjës të një lokali pasi janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin dhe më pas njëri prej tyre e ka qëlluar me thikë.

A2 CNN mëson se 41-vjeçari Filip Shehu ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, i cili mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital.

"Viktima dhe autori punonjës të lokalit", detaje nga vrasja
Në foto autori i vrasjes me thikë te Komuna e Parisit

Viktima dhe autori kanë qenë punonjës të një lokali te komuna e Parisit. Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

A2 CNN mëson se në momentet e para kur ka mbërritur policia, autori nuk ka treguar që e ka qëlluar ai 34-vjeçarin. Kanë qenë punonjës të tjerë të lokalit që e kanë informuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë. A2 CNN mëson se edhe viktima edhe autori ishin picierë. 34-vjeçari Indrit Ismaillari ishte shefi, kurse autori ndihmës.

A2 CNN ka sigruar edhe foto nga momenti i arrestimit të autorit të vrasjes me thikë te Komuna e Parisit.

"Viktima dhe autori punonjës të lokalit", detaje nga vrasja
Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes me thikë te Komuna e Parisit
"Viktima dhe autori punonjës të lokalit", detaje nga vrasja
Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes me thikë te Komuna e Parisit

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos