Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Kosharisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme pas një konflikti mes disa shtetasve.
Ngjarja u regjistrua pasi, për motive të dobëta, M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në Kosharisht, kanë sulmuar me sende të forta të afërmin e tyre, O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime, shkruan A2 CNN.
Forcat e Komisariatit të Policisë Kukës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e konfliktit dhe arrestimin në flagrancë të dy autorëve. (A2 Televizion)