Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke arrestuar dy persona që dyshohet se janë autorët e të shtënave me armë zjarri, të ndodhura një ditë më parë në zonën e Kombinatit.
Hetimet zbuluan se pas një konflikti për motive të dobëta, O. A(V)., 28 vjeç, ka qëlluar me armë në drejtim të një automjeti ku po lëviznin dy shtetas, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve. Në drejtimin e automjetit nga ku u krye sulmi ndodhej S. B., 30 vjeç, i cili u arrestua bashkë me autorin e dyshuar.
Gjatë operacionit u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit, shkruan A2 CNN.
Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale, pa të lënduar. Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe shtetasit R. K., 38 vjeç, Zh. K., F. K. dhe B. M., pasi hetimet treguan se ata ishin përfshirë në një konflikt fizik me dy të arrestuarit, pak para të shtënave. (A2 Televizion)