Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytezën bregdetare të Ksamilit.
Mësohet se një automjet i drejtuar nga një shtetas turk ka përplasur një turist italian që lëvizte me motor. Si pasojë ky i fundit ka mbetur i lënduar dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.
“Sot, rreth orës 21:10, në Ksamil, shtetasi turk D. T., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Itali. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)