
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Radhimë-Orikum. Pranë portit të Jahteve një mjet i llojit Benz ka dal nga rruga.
Mësohet se shkak për aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit Benz në kthesën që të dërgon drejt Orikumit.
Mjeti Benz ka goditur fillimisht një bordure anësore betoni. Ka qenë aq shpejtë sa ka fluturuar përtej bordurës, por edhe një kanali kullues që ishte aty pranë. Mjeti Benz më pas ka goditur murin anësor të portit të Jahteve, shkruan A2 CNN.
Si rrjedhojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosur janë shtetasja K.S si dhe një 16-vjeçar me iniciale D.M. Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Raportohen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)