
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hotel Olimpik në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër-Tepelenë. A2 CNN raporton se një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli, ka rënë nga tarraca e tij në kushte ende të pazbardhura.
Mësohet se 60-vjeçari me iniciale K.S. gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra.
Ne vendngjarje ka shkuar autoambulanca e cila ka transportuar në gjendje mjaft kritike për jetën 60-vjeçarin. Grupi hetimor po heton arsyet e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)