
Një 42-vjeçar i dënuar ka rënë në prangat e policisë, pasi vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur me thikë punonjësen. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 prill në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku 42-vjeçari ka vjedhur xhiron ditore në dyqan.
Sipas policisë ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa janë sekuestruar thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë vjedhjes.
Njoftim i Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.
Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:
-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)