Bie zjarri në fshatin Valarë të Gjirokastrës, rrezikohen stanet e bagëtive

Nga A2 CNN
25 Gusht 2024, 20:17 | Kronikë

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në fshatin Valarë, Bashkia Gjirokastër. Zjarri po avancon me përmasa të frikshme drejt staneve dhe bagëtive në zonën kodrinore të Topullarajve, Njësia Administrative, Lunxheri.

Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht, zjarri po mbahet nën kontroll, por era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos