Ka nisur me një bilanc tragjik kjo javë në rrugët e vendit.
Në dy aksidente rrugore, i pari në autostradën Durrës-Tiranë dhe tjetri në aksin nacional Levan-Tepelenë, nga përplasja e disa mjeteve kanë humbur jetën dy persona, ndërsa të paktën gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në aksidentin e ndodhur në aksin Tiranë-Durrës janë përfshirë 5 automjete, midis të cilëve edhe një kamion.
Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjare një 45-vjeçar si dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Ndërsa në aksin Levan-Tepelenë perplasja mes dy autoveturave shkaktoi një tjetër viktimë 55 vjeç dhe një i plagosur.
Në të dyja rastet e aksidenteve, paraprakisht policia ka konstatuar se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaktare e këtyre aksidenteve, që vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. (A2 Televizion)
