Dako pas daljes nga SPAK: Nuk ka më fakte, kërkojmë gjykimin e shkurtuar

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 15:30 | Kronikë

Dako pas daljes nga SPAK: Nuk ka më fakte, kërkojmë gjykimin e

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të gjykohet me procedurën e gjykimit te shkurtuar. E njëjta kërkesë është bërë edhe nga të bashkëpandehurit e tjerë.

“Nuk ka më fakte, kërkojmë gjykimin e shkurtuar”, u shpreh ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pasi doli nga SPAK, ku qëndroi rreth 30 minuta.

Në Gjykatën e Posaçme, nisi sot gjykimi i çështjes, në të cilën Dako akuzohet për "shpërdorim të detyrës" në dy raste.

Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos