Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë së Durrësit, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, ku nis sot gjykimi i çështjes ku akuzohet për "shpërdorim të detyrës" në dy raste.
Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. (A2 Televizion)