Dëme materiale, Orikum, shpërthim tritoli në hyrje të një pallati

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 08:30 | Kronikë

Dëme materiale, Orikum, shpërthim tritoli në hyrje të

Një sasi lënde eksplozive e dyshuar e llojit tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte pranë një pallati në shëtitoren e Orikumit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15 minuta dhe fatmirësisht nuk ka shënuar dëme në njerëz dhe pse tritoli ishte vendosur në një hapësirë ku kalonin edhe banorët e pallatit.

Ndërsa dëmet materiale janë evidente tek dy biznese te vogla dhe një apartament banimi, Policia e Vlorës ende nuk ka një version të qartë të kësaj ngjarje dhe se kujt i është vendosur lënda shpërthyese. Burimet policore bëjnë me dije se nga verifikimi i kamerave të sigurisë dallohet një person me kapuç në kokë që vendos lëndë shpërthyese dhe largohet më pas me vrap. 

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos