Dënimi me 2 vite burg, lirohet ish-kryetari i bashkisë Bulqizë Lefter Alla

Nga A2 CNN
22 Shtator 2024, 15:21 | Kronikë

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u lirua nga qelia pasi përfundoi dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale të ‘’shpërdorimit te detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Alla rezulton se është liruar qe ne 6 Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, në bashkëpunim me ish-zyrtarët e bashkisë, favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryente një kompani në administrimin e të afërmit të ish- kryebashkiakut.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos