Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 74 vite burg në total 11 anëtarë të një grupi kriminal për kultivim dhe shitje kanabisi, por edhe për armëmbajtje pa leje.
Bujar Fadil Sefa - 10 vite burg
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani - 8 vite burg
Skënder Halim Velja - 8 vite burg
Agron Rap Asllanaj - 6 vite e 8 muaj burg
Armand Hamit Dërvishi - 6 vite e 8 muaj burg
Saba Hasan Shehi - 6 vite e 8 muaj burg
Asim Xhaferr Pulaci - 6 vite e 8 muaj burg
Edison Ilir Xaka - 6 vite e 8 muaj burg
Xhemal Skënder Zogu - 6 vite e 8 muaj burg
Shkëlqim Vesel Ismaili - 6 vite e 8 muaj burg
Ahmet Hasan Pulaci - 2 vite burg
Ndërkohë, Vait Selman Taka është shpallur i pafajshëm dhe është urdhëruar lirimi I tij nga burgu. Kjo dosje I është nënshtruar procedurës së gjykimit të shkurtuar. (A2 Televizion)