Sherr mes adoleshenteve në lokal, plas gota në fytyrë

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 13:40 | Kronikë

Sherr mes adoleshenteve në lokal, plas gota në fytyrë

Një 18-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka goditur një 19-vjeçare me gotë në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në Korçë, shkruan A2.

"Informojmë se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen F. D., 18 vjeçe, banuese në Cangonj, e cila dyshohet se për motive të dobëta, goditi me gotë, në fytyrë, shtetasen P. M., 19 vjeçe, e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën", lexohet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos