Një konflikt për motive pronësie ka në lëndimin e dy personave në Has. Konflikti ka ndodhur në fshatin Tpla të qarkut të Kukësit, ku një person së bashku me familjarë të tij është konfliktuar me një familje tjetër. Për pasojë janë dëmtuar çifti i kryefamiljarëve të cilët po marrin mjekim në spitalin e Hasit.
Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.
Has/Informacion paraprak
Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.
Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale. (A2 Televizion)