Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Xhaxhai dhe nipi kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.
Nga të dhënat e para të siguruara nga A2 CNN, dyshohet se kanë qenë fëmijët që kanë nisur sherrin, i cili përfundoi tragjikisht me dy viktima.
Dy persona që mbetën të vrarë Gramos e Lavdosh Kurti. Ndërkohë, autori i ngjarjes së rëndë, sipas policisë, është Altin Kuka, i cili është dorëzuar pas krimit.
(A2 Televizion)