Kultivoi mbi 700 bimë kanabisi në Pogradec, arrestohet 31-vjeçari nga Lushnja

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 13:36 | Kronikë
Kultivoi mbi 700 bimë kanabisi në Pogradec, arrestohet

Dy parcela me mbi 700 bimë kanabisi të gjetura në dy fshatra të ndryshëm të Pogradecit, kanë çuar pas hekurave një 31-vjeçar nga Lushnja.

I riu u identifikua pasi policia zbuloi një parcelë me 128 bimë narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. Më pas hetuesit arritën në përfundimin se ai është autori i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve kanabis, që u gjetën dhe u asgjësuan në muajin gusht në fshatin Tallë, raporton A2.

“Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është përcaktuar autorësia e kultivimit të 128 bimëve narkotike që u gjetën në vendi i quajtur “Uji i Ftohtë”, njësia administrative Velçan, Pogradec.         Shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Lushnjë, dyshohet se ka kultivuar 128 bimët narkotike cannabis sativa që u gjetën në këtë zonë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  Ky shtetas është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia, citon A2. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos