Detaje nga vrasja e dyfishtë në Roskovec, mësohen emrat e viktimave dhe autorit

Nga Çaku Tafa
10 Shtator 2024, 14:36 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Xhaxhai dhe nipi kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.

 

Nga të dhënat e para të siguruara nga A2 CNN, dyshohet se kanë qenë fëmijët që kanë nisur sherrin, i cili përfundoi tragjikisht me dy viktima.

 

Dy persona që mbetën të vrarë Gramos e Lavdosh Kurti. Ndërkohë, autori i ngjarjes së rëndë, sipas policisë, është Altin Kuka, i cili është dorëzuar pas krimit.


  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos