Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 33-vjeçari me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 09:33 | Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 33-vjeçari me rekorde

Një 33-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri në automjetin e tij u vu në pranga nga efektivët e policisë së kryeqytetit. Sipas policisë ai ishte person me precedentë të mëparshëm kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit së bashku me një krehër dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet 33-vjeçari.

33-vjeçari, me rekorde të mëparshme kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sekuestrohet një armë zjarri së bashku me një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën  për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N, 33 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit.

Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.N., dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos