Një i maskuar i drejton armën vajzës në Pejë, i grabit çantën

Nga A2 CNN
3 Janar 2025, 19:39 | Kronikë

Një i maskuar i drejton armën vajzës në Pejë, i grabit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një vajzë është bërë viktimë e një grabitjeje nga një person i maskuar dhe i armatosur.

Sipas denoncimit të viktimës, autori i ka drejtuar një pistoletë dhe e ka detyruar të dorëzojë çantën e krahut. Pas realizimit të grabitjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është informuar për rastin menjëherë pas ndodhisë dhe ka filluar hetimet për të zbuluar autorin e këtij akti të dhunshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos