Dhunohet në ish-Bllok avokati i Sali Berishës

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 09:53 | Kronikë

Dhunohet në ish-Bllok avokati i Sali Berishës

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka rënë pre e dhunës, ditën e sotme, në ish-Bllok. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar e kanë goditur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Avokati është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga sa mësohet gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar shkaqet.

"Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit, Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton Policia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos