Incidentet në protestën e opozitës, një i arrestuar për vrasje të mbetur në tentativë

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 09:09 | Kronikë

Policia e Tiranës ka ndaluar një person dhe ka proceduar një të dytë në lidhje me incidentet që u shënuan një ditë më parë në protestën e radhës së Aleancës për Teatrin dhe Rithemelimit, përpara Bashkisë së Tiranës.

Kështu, nën akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, prishjes së qetësisë publike, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, u arrestua 49-vjeçari S.B.

Ky shtetas gjatë protestës së djeshme hodhi një shishe me lëndë djegëse në drejtim të grupeve të xhirimit dhe gazetarëve duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Për këtë ngjarje të rëndë, reaguan menjëherë shoqatat e gazetarëve dhe AMA të cilat kërkuan që autori të vendosej përpara drejtësisë.

Ndërkohë, për incidentet ka nisur procedimi penal dhe për shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos