Dhunohet një person në Korçë, shoqërohen në Polici 2 shtetas

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2025, 19:02 | Kronikë

Dhunohet një person në Korçë, shoqërohen në

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku një person ka rënë pre e goditjeve nga disa persona të tjerë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë shoqëruar për verifikim personin e dyshuar si i dhunuar në këtë rast, i cili sipas burimeve ka qenë nën efektin e alkoolit, si edhe pronarin e lokalit, për të dhënë sqarime lidhur me rrethanat e konfliktit, shkruan A2 CNN.

Policia po administron pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos