Arrestohet zjarrfikësi, përdorte lokalin për të shitur drogë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2025, 11:34 | Kronikë

Arrestohet zjarrfikësi, përdorte lokalin për të shitur

Një zjarrfikës në qytetin e Pogradecit është arrestuar nga policia pasi përdorte lokalin që kishte në administrim, për të shitur drogë, raporton A2 CNN.

Në pranga ra 54-vjeçari, Luan Sulstarova, ndërsa në lokal u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari.

“Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Menjëherë pas arrestimit, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, Sulstarova u pezullua nga puna. Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos