Plagosje me thikë në Kavajë

Nga Elitjona Doko
25 Dhjetor 2025, 11:29 | Kronikë

Plagosje me thikë në Kavajë

Një person me probleme të shëndetit mendor ka plagosur me thikë pronarin e një marketi në Kavajë. Burime nga policia bëjnë me dije se autori ka hyrë në market dhe ka kanosur personelin. Në këtë moment ka ndërhyrë pronari dhe, pas një përleshjeje me të, është qëlluar me thikë, shkruan A2 CNN.

Artur Ligeja ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor dhe, për momentin, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia e Kavajës ka vënë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos