Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një lojtar i ekipit të futbollit Skënderbeu, 26 vjeç, është dhunuar brutalisht nga disa persona, për motive të dobëta.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 16, ku pas njoftimit për konfliktin, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë për të identifikuar autorët, shkruan A2 CNN.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë V. F. dhe Th. V., të dy 24 vjeç, banues në fshatin Polenë. Në hetim u proceduan edhe Th. V. (32 vjeç, Polenë), A. Xh. (23 vjeç, Bulgarec) dhe J. O. (24 vjeç, Rëmbec), të dyshuar si bashkëpunëtorë në rrahjen e futbollistit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, për moskallëzim krimi, u procedua penalisht Dh. M., 25 vjeç, nga Rëmbeci, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk njoftoi policinë. (A2 Televizion)