All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarrvënie të qëllimshme në Fier e Lushnjë, arrestohen 3 autorët

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 10:11 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Zjarrvënie të qëllimshme në Fier e Lushnjë, arrestohen

Policia në Fier dhe Lushnjë ka finalizuar operacione të ndara, duke vënë në pranga tre shtetas të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, që rrezikuan banesa dhe dëmtuan sipërfaqe të mëdha me bimësi të egër.

All - Paragraf - 3

Në Fier, u arrestua F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, me precedent për zjarrvënie dhe dhunë në familje. Ai u kap në flagrancë teksa ndizte zjarr pranë argjinaturës së lumit Gjanica, ndërsa dyshohet për tre vatra të tjera zjarri në lagjen e tij. Flakët u përhapën nga era, duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Në Lushnjë, policia ndaloi G. H., 61 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, i cili kishte ndezur zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave. Flakët u përhapën deri në ish-fushën e mbetjeve urbane, duke rrezikuar banesat aty pranë, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu, në fshatin Delisufaj, u arrestua N. D., 62 vjeç, i dyshuar për ndezjen e një zjarri pranë banesës së tij, që më pas u përhap në një territor të gjerë të fshatit, duke vënë në rrezik disa banesa. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos