Digjet banesa në Gjirokastër, shpëtojnë banorët

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 18:09 | Kronikë

Digjet banesa në Gjirokastër, shpëtojnë banorët

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pllakë ku zjarri u konstatua në katin e dytë të banesës.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës, i cili bëri të mundur vendosjen e flakëve në kontroll.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit nga një bombol gatimi që ndodhej në ballkonin e banesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos