"Sulmet politike ndaj SPAK-ut frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve nga krimi i organizuar"

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 19:40 | Kronikë

"Sulmet politike ndaj SPAK-ut frymëzojnë kërcënimet

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve deklaroi se sulmet politike ndaj SPAK-ut frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar.

“Deklaratat politike frymëzojnë edhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”, deklaroi Dumani, shkruan A2.

Më herët, Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.

“Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze, jo sa për të thënë. Megjithatë, prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta, duke ndërtuar çështje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos