Tjetër vatër zjarri në Vlorë, ja çfarë raportohet

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 19:27 | Kronikë

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, ja çfarë

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar pak momente më parë në zonën e Hidrovorit në Novoselë.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se zjarri po avancon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga kushtet e motit.

Po ashtu mësohet se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë kanë mbërritur automjetet zjarrfikëse për të vendosur flakët nën kontroll.

Deri tani situata raportohet të jetë jashtë kontrollit, për shkak të bimësisë si shkurre dhe barishte tepër të thatë që ndodhen në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos