Digjet restoranti i një agroturizmi në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Nga Edi Ruçi
16 Gusht 2026, 13:02 | Kronikë

Digjet restoranti i një agroturizmi në rrugën Sarandë-Syri i

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e kësaj të diele Mesopotam Agroturizëm, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar plotësisht strukturën.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ra rreth orës 05:30 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Digjet restoranti i një agroturizmi në rrugën Sarandë-Syri i

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet në vendngjarje të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes.

Resorti, i ndërtuar rreth tre vite më parë, konsiderohej një prej investimeve të rëndësishme turistike në zonën e Mesopotamit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos