Në seancën e radhës së dosjes “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme po dëshmon këtë të mërkurë, Artan Tafani. Duke treguar rreth episodit të vrasjes se Albi Bashaliut, Tafani zbuloi detaje të ndryshme.
SPAK: Si ta ka prezantuar viktimën Laerti?
Tafani: Më tha që duhet ta bëjmë këtë punë për Lorenc Lalën. Ata ishin miq të Laertit. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit në burg. Pasi komunikoi Laerti me ta, Enriko na dërgoi një video të një Volkswagen të viktimës. Viktima shiste pula. Enriko kishte një Mini Cooper. Laerti na tregoi çfarë kishte veshur kur ishte në Rrogozhinë, por na tha që të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima, se na kishte thënë Laerti ta bënim në fshat vrasjen.
SPAK: Lorenc Lala ka qenë emër i njohur për ty?
Tafani: Emër i njohur ishte, Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e këtyre, Laertit, Saimirit. Audi i bardhë ishte makina që përdorëm për vrasjen, e ngiste Lulzimi. Unë kisha Benz. Pastaj mora unë Audin, dhe Benz-in gri e lamë më larg te një dyqan lulesh, që ta kishim gati.
Ka qenë ora 4 iemëngjesit. Po e lë këtu deri në orën 8 i thashë atij rojës, se kam punë. Pastaj ikim në Gjonçaj, 10 metra larg lokalit ku ndodhej viktima. Aty e bëmë vrasjen. Audin e kishte sjellë Ligor Romaçka, targat i solli Lulzimi.
Tafani ka folur edhe për mënyrën e blerjen së armës.
Tafani: Bledar Berberi siguroj armën. Kishim dy armë me vete për të kryer vrasje. Një e kisha unë një e kishte Lulëzimi. Por u përdor vetëm një armë pasi njëra nuk na punoj dhe nuk u përdor. U qëllua me 6 fishekë, me sa mbaj mend. Arma ishte personale e Bledar Berberit. E kam shkrep 2 hetë në gjoks e herët e tjera në kurriz.
SPAK: Po makina Benz nga ishte siguruar?
Tafani: Benzi ishte me targa greke. E përdorte në Shqipëri e dashura e Erisjanos. E mer Larti dhe e mbajmë ne. Më pas Laerti e çon atë në Greqi.
Tafani po flet në Gjykatën e Posaçme edhe për ngjarjen tjetër atë të 2022 , në shtëpinë e Bujar Tukut.
Artan Tafani: Më ka thënë Laerti, sepse dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk plasi e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm. Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. E fundit ishte nga Gjirokastra. Dolëm me Laertin dhe brodhëm, kishim parkuar dhe ikëm te Palma Nova. Vajtëm i trokitëm në xham një makine. I thamë jemi policia, dil jashtë. Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë. E morëm makinën e parkuam në një parkim të hapur në Astir. (A2 Televizion)