Vëllai i Dumanit ekstradohet nga Dubai, bashkë me të dhe një i shumëkërkuar

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 11:25 | Kronikë

Vëllai i Dumanit ekstradohet nga Dubai, bashkë me të dhe një

Policia e Shtetit njofton se gjatë ditës së sotme do të ekstradohen në Shqipëri nga Dubai dy personazhe shumë të njohura të botës së krimit.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin të shtetasve të shumëkërkuar Dashnor Dumani dhe Armis Stafa.

Dashnor Dumani është vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, teksa Armis Stafa ka qenë pjesë e bandës kriminale të Çopjave në Elbasan dhe merrej me pastrimin e parave të grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos