Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 09:31 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e "Ali Demit".

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të shtënat kanë ardhur pas një sherri që ka ndodhur në rrugë mes disa personave dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për arrestimin e autorit, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, të shoqëruarit në polici që ishin edhe dëshmitarë okularë nuk kanë pranuar të japin shpjegime. Por dyshohet se sherri ka nisur për çështje të një borxhi të pashlyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos