Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar ku pas një sherri mes disa personash u përdor dhe arma e zjarrit.
Mësohet se shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, tashmë të shpallur në kërkim, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin
Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)