Shpërthim në një banesë në Krujë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 09:06 | Kronikë

Shpërthim në një banesë në Krujë

Policia e Krujës njoftoi se këtë të enjte, rreth orës 03:00, në lagjen Nr.1 të qytetit, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit B. K., (te dera e banesës), dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, tha policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos