Përplasen 3 makina në Korçë, përfundojnë në parkun e mbushur me gjimnazistë, s’ka të lënduar

Nga Artin Halili
2 Tetor 2024, 13:14 | Kronikë

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete ka ndodhur pak pas mesditës së të mërkurës në parku "Rinia" në Korçë.

Ende nuk dihet çfarë ka shkaktuar aksidentin e trefishtë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën, shkruan A2 CNN.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidenti ka vetëm dëme materiale pavarësisht se në momentin e aksidentit ka patur me dhjetëra gjimnazistë, për shkak se në afërsi me vendin e ngjarjes ndodhet dhe një nga shkollat profesionale të qytetit të Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos