
Gjykata e Posaçme ka rikthyer në SPAK për plotësimin e hetimeve dosjen SASPAC, ku është i pandehur edhe ish-ministri, Ilir Beqaj, raporton A2 CNN. Gjykata i ka caktuar detyra Prokurorisë së Posaçme, të cilat duhet t'i përmbushë deri në 30 tetor.
Beqaj po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal” në dosjen “Sterilizimi”. Paralelisht, ai është i pandehur në dosjen “SASPAC”, ku akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “korrupsionin” dhe “pastrimin e parave”, çështje që ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak. (A2 Televizion)