Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit neutralizojnë flakët dhe shmangin përhapjen

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 20:30 | Kronikë

Zjarr në kodrat e Peshtanit, zjarrfikësit neutralizojnë
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Peshtanit, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë në terren, duke nisur operacionin për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve zjarrfikëse, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll dhe më pas është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve, shkruan A2CNN. 

Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos