
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit, në Vlorë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke krijuar një situatë shqetësuese në zonë dhe duke rrezikuar përhapjen në sipërfaqe të tjera me bimësi, shkruan A2CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien e flakëve nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
(A2 Televizion)